Hoti në Rahovec zotohet për mbështetje të prodhuesve vendës
BKT
Lajme

Hoti në Rahovec zotohet për mbështetje të prodhuesve vendës

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë Besian Mustafa kanë vizituar laboratorin e  mikrovinifikim në Rahovec.

Me këtë rast ai u zotua se Qeveria do të mbështes prodhuesit vendës, duke kërkuar që të ruhet varietet autoktone sidomos në fushën e vreshtarisë.

Sipas tij, në këtë laboratorë edhe studentët do të kenë mundësi të kryejnë praktikën, ngase vendit i duhet ekspertë të kësaj fushe.

“Duke mundësuar që të ruajmë varietet autoktone përmes këtij laboranti bëhen të gjitha analizat e nevojshme. Po ashtu, studentët do të kryejnë praktikën, pasi na duhet ekspertë të kësaj fushe. Për disa vite ne do të vendosemi në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe varieteteve të verërave”, ka theksuar kryeministri Hoti.

Përderisa ministri Mustafa tha se do të vazhdojë mbështetja për bujqit dhe sektorin e vreshtarisë në rritjen e kapaciteteve prodhuese.

“Ky laboratorë këtu është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit, i cili që nga vreshtat e deri tek plasimi i produkteve të verës përmbyllë ciklin duke ndihmuar prodhuesit dhe përpunuesit e këtyre produkteve, që të vendosim Kosovën në hartën ndërkombëtare të këtyre produkteve natyrisht duke pasur ministrinë e Bujqësisë dhe Qeverisë së Kosovës në ndihmë”.

Të dy vizitën e kanë vazhduar edhe në “Bodrumin e Vjetër”në “Biopak”, për të parë nga afër fazat e prodhimit, por edhe vështirësitë që kanë pasur këta prodhues gjatë pandemisë.


MË SHUME NGA Lajme