15:04 / 21.12.2020
Shorti i 1/8 së finales së Kupës më 11 janar
Komisioni i Garave e ka caktuar terminin e tërheqjes së shortit për fazën e 1/8-së së finales së Kupës së Kosovës.
Çiftet e kësaj faze do të mësohen më 11 janar në orën 13:00, teksa ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 10 shkurt.























