Zemaj fton qytetarët ta ruajnë shëndetin në festat e fundvitit
Nuk guxojmë të na dështojë asnjë hallkë e mbikqyrjes, sepse në të kundërtën dështojmë si ministri, nëse zbatimi i masave të dështojë, e kjo nuk guxon të ndodhë, prandaj, për këtë shkak, kemi mbajtur takim me IKSHPK, PK, AKK.
Ishte deklarata e ministrit Zemaj në konferencë me gazetarë.
Më tej ai shtoi se bashkatdhetarët që vijnë nuk ka nevojë të kenë testin PCR, përveç atyre që nuk kanë vendbanim të përhershëm, të tjerët të mbahen në vetizolim.
Tutje ai sqaroi se më shumë se 95 inspektorë sanitarë janë angazhuar në këtë drejtim.
"Bashkatdhetarët që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit, Kosova nuk e ka atë kapacitet të ofrimit të ndihmës shëndetësore, për ta ndaluar këtë duhet ta mbajmë situatën nën kontroll, qytetarët të jenë vigjilentë dhe t’i permbahen masave nga IKSHPK", deklaroi ministri Zemaj.
Ndër të tjera ministri Zemaj, shtoi se përtej pandemisë u bëjmë ftesë qytetarëve t’i kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit, se fluksi është e mund të jetë edhe më i lartë, pastaj është kohë e gripit sezonal, ku qytetarët marrin vaksina për këtë dhe me këtë rast ftoj qytetarët të kryejnë vaksinimin e gripit sezonal./RTKLive























