Pandemia ndryshon edhe turneun “Fadil Vokrri”
BKT
Sport

Pandemia ndryshon edhe turneun “Fadil Vokrri”

Covid-19 ka bërë që shumë aktivitete sportive këtë vit të pësojnë ndryshime, kjo është bërë me qëllim për ta ruajtur shëndetin e sportistëve.

Organizatori i turneut “Fadil Vokrri” ka njoftuar se këtë vit do të ketë ndryshime.

Njoftimi i plotë:

Turneu memorial “Fadil Vokrri 2020″

Organizimi i aktivitetit sportiv, për nder të legjendës së futbollit dhe Presidentit historik Fadil Vokrri i cili është tradicional duke u dalluar për një organizim të mirëfilltë dhe tejet atraktiv. Këtë vit si çdo aktivitet dhe pore e jetës jemi përballur me penalizime shkaku i pandemisë Covid-19.

Turneu këtë herë do të pësoj ndryshim në format duke u zhvilluar vetëm një ditë e duke u reduktuar ndeshjet shkaku i masave të marra nga qeveria për mbrojtje nga virusi Covid-19.