​6 të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Rahovec-Malishevë
BKT
Lajme

​6 të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Rahovec-Malishevë

Gjashtë persona janë lënduar, katër prej tyre rëndë, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në orën 17:30, në rrugën transit Rahovec-Malishevë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, sipas të cilit në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura.

Një grua me një foshnje njëvjeçare kanë marrë lëndime të lehta, ka bërë të ditur Gjurkaj.


MË SHUME NGA Lajme