Pacolli i fton partitë ta respektojnë vendimin e Kushtetueses
BKT
Lajme

Pacolli i fton partitë ta respektojnë vendimin e Kushtetueses

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputeti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se këto janë kohëra sfiduese për Kosovën.

Pacolli përmes Facebook-ut ka shkruar se vendi ka nevojë për pjekuri politike dhe respekt ndaj vendimit të Kushtetueses.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se vota e një deputeti nuk është e ligjshme dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Këto janë kohërat më sfiduese politikisht të Kosovës, dhe tani ne kemi nevojë për pjekuri dhe respekt për vendimin e sotëm për të shkuar në janar në zgjedhje”, ka shkruar ai.

“Unë u bëj thirrje të gjitha partive që të kandidojnë me një vizion që e bën Kosovën më mire se sot dhe jo me urrejtje dhe inate.Ne kemi nevojë për qartësi, prosperitet dhe stabilitet për Kosovën tani më shumë kurrë”, ka thënë tutje.


MË SHUME NGA Lajme