Kadare takoi ambasadorin Frymëzim Isufaj
BKT
Lajme

Kadare takoi ambasadorin Frymëzim Isufaj

Besiana Kadare, ambasadore në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në OKB, është takuar me ambasadorin e Kosovës Frymëzim Isufaj.

"Kënaqësi e veçantë të nis takimin e parë në nivel ambasadorësh të Misioneve të Përhershme me Ambasadoren shqiptare, e cila, përpos që pati fatin ta përfaqësojë Shqipërinë si Zëvendës Presidente e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme, ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe zë i Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm. U zotuam se do të bashkëpunojmë në përpjekjet tona të përbashkëta për avancimin e një agjende shumëpalëshe, dhe marrëdhëniet strategjike të të dyja vendeve t’i bëjmë akoma më të fuqishme në Kombet e Bashkuara", ka shkruar Isufaj në "Facebook".

 


MË SHUME NGA Lajme