Ndikimi i pandemisë në jetën tonë
BKT
Lajme

Ndikimi i pandemisë në jetën tonë

Duke filluar nga jeta personale, në jetën profesionale, nga metoda e mësimit apo ligjërimit drejtpërdrejtë, kemi kaluar në metodën “online”, platformë e re për mjedisin tonë, që fillimisht shkaktoi një lloj tensioni, por tanimë jemi mësuar, na është bërë normale rutina e re.

Ishte kjo deklarata e Artan Krasniqit, asistent në Departamentin e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të UP-së, në “Aktual”, në RTK.

Ai ndër të tjera theksoi se njerëzit tani po mësohen me diçka të re, sidomos kur shikon se kjo është një realitet në tërë botën, ndaj merret me një pajtim, një si fazë kalimtare, të vetëdijshëm se do të përfundojë dikur.

“Dorën në zemër, nuk ishim të përgatitur, por kur kemi kaluar luftën, virusi na është dukur më Iehtë, ndonëse ka lënë një gjurmë jo të lehtë në anën psikologjike, trauma psikologjike, etj.”, deklaroi Krasniqi.

Ai shtoi se në jetën panmdemike gjatë verës, njerëzit iu kanë kthyer natyrës, që ka lehtësuar shumë menxhimin e pandemisë.

Tutje ai vlerësoi se pandemia ka zhvilluar dixhitalizimin në vend, ndonës mund të shkaktojë edhe gjendje ankthi, duke shkatuar vetminë.

Mer kalimin e kësaj pandemia do të na lë gjurmë posttraumatike, nuk kalon, nuk shlyhet e tëra nga kjo jetë pandemike.

Mes tjerash Krasniqi foli për pëvojën e vet si ligjërues në UP, ku, sipas tij, duke ligjëruar përmes metodës “online”, na dukej se po flasim me vetëveten, edhe pse koha po shfrytëzohej maksimalisht.

“Seminaret punimet e studentëve, ndryshe nga ligjëratat, në metodën “online” bëhet sikurse në metodën e vjetër, drejtpërdrejtë”, deklaroi Krasniqi./RTKLive


MË SHUME NGA Lajme