Vendimi i Kushtetueses, fillim i dekriminalizimit të skenës politike
Vendimi i Kushtetueses mmund të konsiderohet si fillim i dekriminalizimit të skenës politike, që do të jetë një proces i gjatë e i miundimshëm, sepse, sikundër díhet, edhe më parë ka pasur deputetë me precedentë të ndryshëm penal, gjë që ka ndikuar në uljen e kredibilitetit të insitucionit më të lartë të vendit, siç është Kuvendi i Kosovës, prandaj e vlerësoj si vendim të drejtë, si hap i parë në drejtimin e duhur.
Ishte kjo deklarata e Milazim Krasniqit, njohës i çështjeve politike, në "Studio e hapur", në RTK.
Ai, mes tjersh konsideron se për këtë krizë politike e insitutcionale fajtore janë partitë poilitike, që nuk po ulen që të merren vsh pë dalje nga kjo krizë.
“Kjo mungesë për bashkëpunim e bashkërendim e partive politike u vërejtë edhe për zgjedhjen e presidtentit, që gjithashtu vendi do të shkonte në zgjedhje, por ajo që konsiderohet si evidente është se vendi gjendet në krizë të rëndë politike e insitiucionale, që prish imazhin e shtetit para bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Krasniqi.
Sipas tij, ky momentum mund të nxisë partitë politike të reflektojnë për mënyrën e bërjes së politikës, jo me inate me intolerancë, me vija të kuqe e bllokime, përkundrazi, partitë politike shqiptare duhet të ulen e të merren vesh që qeveria e ardhshme të mos varet nga “Lista Srpska” që direktivat i merr në Beograd.
Sa i përket pastërtisë së kandidatëve për deputetë, analisti Krasniqi vlerësoi se në secilin vend demokrtatik kandidatët i nënshtrohen një filtri të gjithanshëm në shumë aspekte, që këta të jenë të denjë për atë post që zgjidhen, ndaj ne duhet marrim shembuj nga këto vende, se demorkaica nuk eshte sallamadi.
“Ky veprim do ta dekontaminonte e dekriminalizonte skenën politike në vend, sepse Kosova ka nevojë të qeveriset me njerëz kredibilë, që institucionet të jenë të udhëhequra me njerëz me duar të pastra, që Kosova të ecë përpara e ta përmirësojë iamzhin e vet para ndërkombëtarëve”, potencoi mes tjerash Krasniqi.
Sa i përket partive në qeverisje, sidomos ajo e LDK-së, analisti Krasniqi, vlerësoi se ky vendim i Kushtetueses nuk i shkon për shtati, sepse ka probleme të brendshme duke ka ngelur në tentativë plani për ndërrime drejtorash nëpër borde të ndryshme, etj., ndërkaq partitë tjera opozitare, PDK, sikurse edhe LVV, natyrisht se kërkojnë zgjedhje, por mbetet të shihet ritmi i tyre në garat politike, që në masë të madhe do të ndikohet nga pandemia./RTKLive























