12:04 / 22.12.2020
Memli Krasniqi nga PDK-ja shkon në takim te Vjosa Osmani
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot do të fillojë takimet me krerët e partive politike për datën e zgjedhjeve.
Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që si përfaqësues të saj ta dërgojë nënkryetarin, Memli Krasniqin.
Këtë e ka konfirmuar drejtori i Zyrës për Komunikim në PDK, Bashmir Xhemaj.
“Takimi do të mbahet në orën 15:00 dhe PDK-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari, Memli Krasniqi”, ka thënë Xhemaj.
Theksojmë se takimet me liderët e partive politike, Osmani do t’i fillojë në ora 13:00 dhe të gjitha takimet do të jenë të ndara.
Deri më tani konfirmimin për takime me Osmanin e kanë konfirmuar, Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe PDK-ja.























