Çitaku pas sulmit ndaj Valon Sylës: Turp, është e papranueshme
BKT
Lajme

Çitaku pas sulmit ndaj Valon Sylës: Turp, është e papranueshme

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se kjo është turp. Sipas saj, mundesh mos me u pajtu me mendimin e tij, por jo të sulmohet.

“Turp. Me Valonin mundesh me u pajtu, ose jo. Por me e sulmu per mendimin e tij eshte e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

Gazetari Valon Syla është sulmuar fizikisht para disa minutave në qendër të Prishtinës. Rastin për GE e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku thanë se kanë dalur në vendin e ngjarjes.


MË SHUME NGA Lajme