13:14 / 22.12.2020
Ka filluar takimi Osmani - Kurti në Presidencë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në Presidencën e Kosovës, ku u prit nga ushtruesja e detyrës Vjosa Osmani.
Me ftesë të Osmanit, takimi po mbahet për t’u konsultuar rreth mbajtjes se zgjedhjeve të parakohshme.
Takimi po mbahet një dite pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli te pavlefshëm votimin e Qeverisë Hoti, duke theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.
Pas Kurtit, Osmani do te takoje edhe përfaqësuesit e partive të tjera në vend.
























