AAK: Çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë
BKT
Lajme

AAK: Çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë

Sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, që ndodhi sot në kryeqytet, e ka dënuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

"Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Valon Syla. Çdo sulm ndaj gazetarisë është sulm ndaj fjalës së lirë.Liria e fjalës është universale, andaj askush dhe në asnjë formë, nuk ka të drejtë cenimin e saj", thuhet në reagimin e AAK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme