Elezi: KQZ nis me miratimin e planit operacional
KQZ si institucion kushtetues si detyrë ka organizimin e zgjedhjeve e në këtë drejtim KQZ është e gatshme të bëjë punën e saj ligjor e kushtetues, ndërkaq lidhur me përgatitjet e këtyre zgjedhjeve bëhet pikërisht pasi të shpallet data e mbajtjes së zgjedhjeve nga ana e ud e presidentit të vendit.
Kështu deklaroi Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ, në RTK
Ai më tej sqaroi aktivitetin e KQZ-së, ku sipas tij menjëherë pas shpalljes së datës, KQZ nis me miratimin e planit operacinal, pastaj vendimi për shkurtimin e afateve kohore për organizimin e këtyre zgjedhjeve sepse do te kemi pak ditë në dispozicion, sepse këto zgjedhje janë të jashtëzakonshme.
“KQZ nuk ka buxhet te planifikuar sepse janë zgjedhje të jashtezakonshme, në situata të tilla ai miraton kërkesën buxhetore dhe përcjellë në Qeverinë e Kosovës për miratim”, sqwaroi ai.
Tutje ai theksoi se KQZ gjithashtu përcakton afatet kohore në fushatën zgjedhore në bashkëpunim me institucionet tjera, si psh IKSHPK, që do të kenë masa që qasrtëson lejimin apo moslejimin e takimeve në masë, ku përmes tyre partitë politike bëjnë aktivitetet e përcaktuara me qytetarët.
“Veç kësaj KQZ përcakton afatet kohore sa më të shkurta, sepse janë zgjedhje jashtëzakonshme që mund të zgjasin 10 ditë”, deklaroi në fund Elezi./RTKLive























