12:29 / 23.12.2020
Osmani pret në takim përfaqësuesit e Grupit 6+
Në kuadër të konsultave për organizimin e zgjedhjeve të reja, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka pritur në takim edhe përfaqësues të ish Grupit të komuniteteve 6+.
Ky takim i Osmanit është në vazhdën e diskutimeve me partitë politike pas vendimit të Kushtetueses për pavlefshmërinë e qeverisë Hoti dhe dërgimin e vendit të zgjedhje te reja.























