Grupi 6+: Kurdo që mbahen zgjedhjet jemi të gatshëm të garojmë
BKT
Lajme

Grupi 6+: Kurdo që mbahen zgjedhjet jemi të gatshëm të garojmë

Grupi 6+ ka përfunduar takimin me ushtruesen e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Fikrim Damka para medieve ka thënë se në këtë takim kanë treguar se janë të gatshëm që të garojnë në zgjedhje kurdo që mbahen ato, njofton Klan Kosova.

“Pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese janë krijuar rrethana të reja në Kosovë. Ne u pajtuam që jemi gati për zgjedhjet e reja dhe të punojmë për të mirën e vendit”, është shprehur Damka.

“Si kimunitete joshumicë i kemi vendet e garantuara veç e veç dhe nuk mund të garojmë në koalicion me asnjë parti tjetër” .


MË SHUME NGA Lajme