Costa në janar largohet nga Atletico
BKT
Sport

Costa në janar largohet nga Atletico

Sulmuesi Diego Costa pritet të largohet nga Atletico Madridi, raportojnë të mërkurën mediumet spanjolle.

Mësohet se Costa ka refuzuar rinovimin e kontratës që skadon në fund të këtij edicioni pasi po synon të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit. Costa nuk është i kënaqur me hapësirën që e ka pasur këtë edicion tek Atletico dhe tashmë i ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të vazhdojë karrierën diku tjetër, transeton ER.

32-vjeçari këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje në La Liga dhe ka shënuar dy gola.