Mustafa thotë se LDK do të dal shumë mirë në zgjedhje
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për RTK-në, ka thënë se sondazhet e prezentuara nga disa institute nuk janë kredibile dhe se ende mungon profesionalizimi kur vjen puna tek prezantimi i sondazheve.
“Sondazhet i kemi marrë si informacione të cilat i kultivojnë dhe i prezantojnë ata që vetveten duan ta reklamojnë. Nuk kemi sondazhe profesioniste që tregojnë se kush është rezultati me të vërtetë. Ato sondazhe nuk janë neutrale. Ia bëjnë qejfin vetes. LDK-ja do të dalë shumë mirë në këto zgjedhje, sepse ka përkrahje të madhe të qytetarëve”, ka potencuar shefi i LDK’së”, ka thënë ai në RTK.
“Gjykata nuk i shkruan ligjet, besoj që duhet të merremi vet me çështje politike pasi që nuk duhet të presim gjithmonë se cfarë ligji të ri po na shkruan kushtetuesja e cila duket se po del jashtë suazave të veta”, shton Mustafa.























