Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës hap ekspozitën vjetore
BKT
Lajme

Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës hap ekspozitën vjetore

Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës (AAVK) organizon hapjen e ekspozitës vjetore e cila do të mbahet në Muzeun Kombëtarë të Kosovës.

Kjo ekspozitë shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj, duke filluar nga fryma e introduktit real, ekspresiv, surreal, abstrakt, e deri te trendët më aktuale të artit konceptual.

Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës është organizatë joqeveritare, joprofitabile dhe profesionale, në të cilën në bazë vullnetare, janë bashkuar shoqatat regjionale të artit vizual të Republikës së Kosovës. 


MË SHUME NGA Lajme