Kosova me ushtrues detyrash
BKT
Lajme

Kosova me ushtrues detyrash

Kjo gjendje ku jemi tani si shtet me institucione që udhëhiqen me ushtrues detyre, organet më vitale të shteti, tregon në paaftësinë e kësaj klase politike për ta menaxhuar shtetin, për t`i drejtuar institucionet shtetërore, që, mjerisht, sikur po ua dëshmojmë atyre që nuk na duan të mirën, propagandën e tyre, se ne nuk jemi të aftë të mbajmë shtet.

Deklaroi kështu Dritëro Arifi, analist, në “Aktual", në RTK.

Më tej ai përmendi një varg institucionesh qenësore të shteti që udhëhiqen nga funksionarë që cilësohen: ushtrues detyre, duke nisur nga presidenca e deri te AKI, që vlerësohet një institucion tejet vital i një shteti.

“Kjo tregon edhe nivelin jo vetëm politik, por edhe atë shoqëror, sepse nuk kemi reagime të denja nga shtresat shoqërore ndaj këtyre veprimeve maskarade që po ndodhin në vend”, theksoi Arifi.

Duke komentuar gjendjen sesi ka ardhur deri këtu, Arifi vlerësoi se një masë të madhe fajtore është klasa politike, verpimi primitiv i saj, por, fatmirësisht, vendimi i GjK, mbase, ka këndellur këtë klasë politike nga agonia, që të jenë më të vëmendshëm në çështjet vitale të shtetit, ndryshe jam skeptik se edhe këto zgjedhje do të mund të sjellin ndonjë ndryshim thelbësor.

Ai, ndër të tjera, shprehu idenë se mbase është koha për një parti të re politike, me ide të reja, për t’i çuar përpara projektet për një shtet të mirëfilltë demokratik, ku do të ofronin zgjidhje të prekshme për qytetarët e këtij vendi.

“Ajo që është e çuditshme në këtë situatë është se sistemi i drejtësisë ka dështuar ta kryej misionin e vet, ndryshe nuk do të ishim këtu ku jemi tani”, deklaroi Arifi./RTKLive

 


MË SHUME NGA Lajme