RTK prezanton premierën “Bashkë bëjmë dritë”
BKT
Lajme

RTK prezanton premierën “Bashkë bëjmë dritë”

“Bashkë bëjmë dritë” është projekti më i ri Radio Televizionit të Kosovës i cili sonte është lansuar premierë me rastin e festave të fundvitit.

Ky projekt i realizuar nga RTK-ja në bashkëpunim me artistët ka sjellë sonte “Fjalët e qiririt” të Naim Frashërit përmes interpretimit të vjetër të Ilir Shaqirit dhe i përpunuar nga artistët kosovarë.

Drejtori i Televizionit të Kosovës, Festim Kabashi ka treguar se sa për zemër e ka pasur këtë projekt dhe sa shumë i është përkushtuar tërë programit që shikuesit tanë do ta ndjekin në natën e ndërrimit të moteve.

“Progamit festiv të këtij viti do të prijmë sonte me premierën e njëres nga këngët ikonike e cila është realizuar më shumë përkushtim nga një numër i madh i artistëve. Po ashtu kjo këngë përcjellë edhe një mesazh të fuqishëm ‘Bashkë bëjmë dritë’, që është një thirrje nga RTK për opinionin e gjerë që të bëhemi bashkë dhe ta bëjmë Kosovën me më shumë drita”, ka thënë Kabashi.

RTK-ja edhe sivjet do t’ju sjellë festë në shtëpitë tuaja, prandaj është një motiv më shumë që të qëndroni në shtëpi dhe me familjarët tuaj. /RTKLive/

 


MË SHUME NGA Lajme