‘SportBild’: Bie interesimi për transferimin e Rashicës
BKT
Sport

‘SportBild’: Bie interesimi për transferimin e Rashicës

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Milot Rashica, mund të largohet nga Werder Bremeni në afatin kalimtar të janarit.

“SportBild” në Gjermani raporton se interesimi për transferimin e Milot Rashicës ka rënë dukshëm, pasi futbollisti “dardan” është përballur kohën e fundit me lëndime.

Rashica ka dhuruar vetëm një asistim këtë edicion, andaj vlera e tij në treg ka rënë nga 28 në 18 milionë euro.