Ngjarjet më të rëndësishme që pritet të zhvillohen sot
BKT
Lajme

Ngjarjet më të rëndësishme që pritet të zhvillohen sot

Sot pritet të zhvillohen disa ngjarje të rëndësishme në vendin tonë.

Ngjarjet që do të zhvillohen sot janë si vijon:

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mban konferencë për medie. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi mban konferencë për medie. (Objekti i OEK-ut, ora 11:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Politikë e “kriminalizuar”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:00)

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 12:00)

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban konferencë për media, në të cilën do të bëhet një prezantim më i gjerë i aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor – dhjetor, me theks në menaxhimin e situatës epidemiologjike rreth COVID-19. (Amfiteatri në ish-ndërtesën “Rilindja”, ora 13:00)


MË SHUME NGA Lajme