15:06 / 27.12.2020
Reali favorit për transferimin e Alabas
Skuadra spanjolle, Real Madrid, është duke e kryesuar garën për ta nënshkruar mbrojtësin austriak, David Alaba.
Edhe klubi anglez Manchester United mbetet i interesuar për t’i siguruar shërbimet e futbollistit 28 vjeçar, shkruan “Goal”.
Por, gjigantët spanjollë janë të gatshëm që ta ofrojnë një kontratë të volitshme për të siguruar nënshkrimin e austriakut.























