Deputeti i LDK-së: Nuk do të garoj më për deputet
BKT
Lajme

Deputeti i LDK-së: Nuk do të garoj më për deputet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi ka deklaruar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në fillimit të vitit 2021.

Rexhepi është në listën e deputetëve që i kanë kundërshtuar disa vendime të partisë. Ai nuk e kishte votuar as qeverinë aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Në zgjedhjet të cilat po afrohen unë nuk do të jem kandidat për deputet por iu falënderoj për bashkëpunimin” , tha ai në seancën e sotme të Kuvendit.


MË SHUME NGA Lajme