S’ka fakte, prokurori special tërhiqet nga ndjekja e Safet Krasniqit
BKT
Lajme

S’ka fakte, prokurori special tërhiqet nga ndjekja e Safet Krasniqit

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se me datën 24.12.2020, ka pranuar Aktgjykimin me numër 2019:291344, të marrë me datë 11.12.2020 nga Departamenti Special-Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në këtë Aktgjykim Prokurori i Shtetit në mungesë të provave, tërhiqet nga ndjekja penale kundër të akuzuarit Safet Krasniqi, pasi  nga provat e administruara nuk është vërtetuar se i njëjti ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, apo që nuk i ka përmbushur detyrat e tij të përcaktuara me ligj.

Tutje në këtë aktgjykim thuhet se Krasniqi nuk i ka shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Bazuar në këtë Aktgjykim është vërtetuar se zyrtari në fjalë  i akuzuar ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me prokurorin e çështjes dhe se i njëjti ka qenë i përfshirë dhe i njoftuar për të gjitha veprimet e inspektorëve hetues”, thekson komunikata.

ATK bënë të ditur për opinionin publik se rasti ka të bëj me Aktakuzën të ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, PPS.nr.09/19.

ATK njofton opinionin publik se veprimet e ndërmarra nga zyrtaret e ATK-së lidhur me këtë rast, por edhe për rastet e mëhershme të zyrtarëve të hetuar të bëra publike në media, kanë qenë në harmoni të plotë me ligjin.


MË SHUME NGA Lajme