Haradinaj: AAK përkrahë kërkesën për rritjen e buxhetit për Skenderajn
BKT
Lajme

Haradinaj: AAK përkrahë kërkesën për rritjen e buxhetit për Skenderajn

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka bërë të ditur se do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për rritjen e buxhetit të kësaj komune.

Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

“Grupi Parlamentar i AAK-së do ta përkrahë kërkesën e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, për amandamentin që ka te bëjë me rritjet buxhetore për këtë komunë”, ka shkruar ai.

Ky amendament ka të bëjë me rritjen e buxhetit në komunën e Skenderajt, ku do të bëhet edhe vazhdimi i punimeve në objektin e Dëshmoreve në Skenderaj.


MË SHUME NGA Lajme