Abrashi: I kemi kushtuar rëndësi zbatimit të marrëveshjeve të Washingtonit
BKT
Lajme

Abrashi: I kemi kushtuar rëndësi zbatimit të marrëveshjeve të Washingtonit

Ministri në detyrë i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë se ministria që ai ka drejtuar ka qenë me e prekura në buxhet për shkak të pandemisë.

Ai ka thënë se këtë vit ka ndodhur një zhbllokim me BERZh-in për disa projekte të cilat kanë qenë të bllokuara që disa vjet.

“Kjo mund të themi se ka qenë një nga të arriturat kryesore”.

Bashkëpunimin për disa projekte me komunën e Prishtinës e ka përmendur si të arritur për këtë vit.

Hekurudhat e Kosovës ka qenë një nga sektorët që Abrashi tha kanë që të angazhuar.

“Kemi punuar edhe me Infraksoin që do të ndryshojmë aspektin ligjor që INFRAKO-s t’i përgjigjet më shumë ministrisë”.

Sipas tij, pjesa e dytë e rehabilitimit të hekurudhës nga Fushë-Kosova do të fillojë nga viti i ardhshëm.

Abrashi ka thënë se i kanë kushtuar rëndësi edhe zbatimit të marrëveshjeve të Washingtonit ku ka përmendur autostradën e paqes Besi-Merdare, ku për të tha se kanë aplikuar për kredi ne BERZh.


MË SHUME NGA Lajme