23:47 / 29.12.2020
Xhaka pas fitores ndaj Brightonit: Hap tjetër në rrugën e duhur
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është ndarë i lumtur me fitoren ndaj Brightonit.
“Topçinjtë” fituan me rezultat minimal në udhëtim të Brightoni 0 – 1, shkruan lajmi.net.
Pas ndeshjes, Xhaka në ‘Facebook’ shkroi se është tjetër hap në rrugën e duhur.
“Kjo ndjenjë për portën e paprekur. Tjetër hap për rrugën e duhur sonte”, shkroi ai.























