Radhë të gjata të qytetarëve që po presin për testim në shesh
Radhë të gjata janë krijuar në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku qytetarët po presin për t`u testuar për COVID-19.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet edhe sot po vazhdon testimi i qytetarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
IKSHPK-ja ka nisur testimin në këtë shesh gjatë së martës krejt jo me qëllim të sensibilizimit dhe parandalimit të Covid-19.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Instituti ka bërë me dije se procedura e marrjes së mostrave do të bëhet sipas protokolleve të IKSHPK-së nga ekipet të cilat marrin mostra rregullisht në IKSHPK dhe në terren nëpër institucionet e ndryshme sipas indikacioneve epidemiologjike.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e marrjes së mostrave për depistimin e rasteve të cilët nuk kanë shenja të sëmundjes. IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2, duke ju informuar gjithashtu se testimet vazhdojnë në IKSHPK dhe të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Institutit.























