19:19 / 30.12.2020
Peja më e fortë se Trepça
Peja është treguar më e fortë se Trepça, duke e mposhtur në kuadër të javës së 12-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.
74:64 (23:12, 12:15, 15:20, 24:17), ka qenë rezultati.
Te Peja u dallua Marko Peroviq me 26 pikë e 10 kërcime, kurse te Trepça u dalluan Tramaine Isabell me 19 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime dhe Devin Haygood me 15 pikë e 11 kërcime.























