20:34 / 30.12.2020
Prokuroria e Gjilanit konfirmon vrasjen e katërfishtë në Pozharan të Vitisë
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka konfirmuar se sonte rreth orës 18:00 në fshatin Pozharan të Vitisë ka ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës ende nuk dihen.
“Sipas informatave fillestare, dyshohet se personi me inicialet F.Z., me armë zjarri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, të ndjerën M.Z. dhe dy fëmijët e tij, të ndjerët H.Z. dhe A.Z., ndërsa në fund ka kryer vetëvrasje”, thuhet në kumtesë.
“Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”.























