​Limaj: I prekur thellë nga ngjarja tragjike në Pozhoran të Vitisë
BKT
Lajme

​Limaj: I prekur thellë nga ngjarja tragjike në Pozhoran të Vitisë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate është prekur thellë nga ngjarja tragjike që ndodhi në fshatin Pozhoran të Vitisë, ku humbën jetën 4 anëtarë të një familje.

Përmes një statusi në Facebook Limaj ka thënë se ngjarje të tilla janë goditje të rënda e trishtuese që na prekin të gjithëve si shoqëri.

Ndërsa i ka shpreh ngushëllime farefisit, të afërmve dhe gjithë atyre që e kanë njohur këtë familje.

Ky është statusi i tij i plotë:

I prekur thellë nga ngjarja tragjike në Pozhoran të Vitisë, ku ndërruan jetë katër persona, anëtarë të një familje.

Ngjarje të tilla janë goditje të rënda e trishtuese që na prekin të gjithëve si shoqëri.

Farefisit, të afërmve dhe gjithë atyre që e kanë njohur këtë familje, ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta.


MË SHUME NGA Lajme