10 lojtarët më të mirë të vitit 2020 sipas MARCA
BKT
Sport

10 lojtarët më të mirë të vitit 2020 sipas MARCA

Gazeta spanjolle MARCA ka publikuar një listë me lojtarët më të mirë të vitit 2020.

MARCA në listën e saj të publikuar ka vendosur që lojtarin e vitit nga FIFA, ta vendos të parin në listë, të ndjekur nga bashkëlojtari i tij Kimmich.

“Ai është MBRETI i 2020, pa asnjë dyshim”, kanë thënë ata për Lewandowskin pasi që e kanë vendosur të parin në listë.

Në anën tjetër, ata kanë pozicionuar yllin e Barcelonës, Lionel Messin, në vendin e 10-të, ndërsa Cristiano Ronaldon në vendin e 5-të, transmeton lajmi.

Më poshtë është lista e plotë e lojtarëve:

1. Lewandowski 2. Kimmich 3. Mbappe 4. Ramos 5. Cristiano 6. Neymar 7. Benzema 8. Neuer 9. Haaland 10. Messi.