09:15 / 01.01.2021
Ministri Quni në natën e ndërrimit të moteve viziton ushtarët e FSK-së
Në natën e ndërrimit të moteve, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ishte për vizitë në Kompaninë e Deminimit në kazermën e FSK-së në Prizren.
Me këtë rast, ministri Quni ushtarëve në detyrë u ka uruar festën e Viti të Ri 2021, duke vlerësuar lartë detyrën dhe përkushtimin e tyre, të cilët edhe në një natë festive si kjo e ndërrimit të moteve kujdestarojnë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

























