Theret me thikë një 18-vjeçar në Prizren
BKT
Lajme

Theret me thikë një 18-vjeçar në Prizren

Një 18-vjeçar është therur me thikë në Prizren si pasojë e një përleshje ndërmjet të rinjve të ndodhur përgjatë mbrëmjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka folur për rastin

“Rreth orës 17:10 minuta, në rrugën ” Remzi Ademaj” ka ndodhur një incident, ku si pasojë ka marr lëndime trupore një i ri i moshës rreth 18 vjeçare”

“I riu aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente të Spitalit duke marrë tretman mjekësor dhe njoftohet se ka marrë lëndime të rënda trupore. Policia ka dalur në vendngjarje dhe po merret me rastin, ndërsa nuk ka të arrestuar si të dyshuar rreth rastit në fjalë”, ka thënë Gashi.


MË SHUME NGA Lajme