12:51 / 03.01.2021
Daut Haradinaj njofton se biznesmeni i njohur do jetë në listën e AAK-së
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka njoftuar se biznesmeni nga Peja, Fatmir Gashi do të jetë në listën e kandidatëve të AAK-së për deputetë.
Haradinaj ka shkruar se Gashi do të jetë vlerë e shtuar e listës së kandidatëve të AAK-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare.
“Sot takova mikun dhe ekspertin ekonomik Fatmir Gashin nga Peja, që do jetë vlerë e shtuar e listës së AAK-së.Na priftë e mbara i nderuar!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.























