Hajredin Kuçi nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet
BKT
Lajme

Hajredin Kuçi nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka treguar në emisionin Pressing në T7 se a do të jetë pjesë e listës zgjedhore për deputetë.


Kuçi ka thënë se në vitin 2019 kishte pasur kërkesë për t'u futur, pasi ndryshe nuk do ta kishte marrë parasysh.

“Edhe më 2019 kam pasur kërkesë nga kryetari Veseli. Nuk mund ta quaj lutje, kërkesë ishte. E kam pranuar atëherë. Mendoj që e meritoj të pushoj kësaj radhe. Edhe pagën e kam marrë përgjysmë në Kuvend. Ndoshta një ambient që ende nuk e kam gjetur vetën. Gjërat po shkojnë ndryshe. Nuk kam qenë pjesë e komisioneve”, thotë ai.

Kuçi tutje thotë se do të angazhohet që të sigurojë vota për PDK’në.

“Do të angazhohem për PDK’në edhe 20 vjet. Nëse jam gjallë kuptohet”


MË SHUME NGA Lajme