Duhet ta konsumoni çdo ditë, kjo pije bën mrekulli për trupin tuaj
BKT
Lifestyle

Duhet ta konsumoni çdo ditë, kjo pije bën mrekulli për trupin tuaj

Uji me limon konsiderohet si një pije magjike dhe për këtë arsye shumë njerëz e kanë bërë zakon ta konsumojnë çdo ditë. Për më tepër, ndihmion në djegien e dhjamit. Por për çfarë duhet të keni kujdes nëse pini ujë me limon çdo ditë?

Sipas ekspertëve, përfitimet e kësaj pije nuk janë mit, por duhet të tregoni kujdes për konsumimin e saj. Për të marrë përfitimet e limonit duhet ta përdorni së bashku me lëvozhgën e tij pasi polifenolët ndihmojnë në humbjen e peshës kur ndiqni një dietë të pasur me yndyrë.

Limonët janë gjithashtu të pasur me vitaminë C, e cila është thelbësore për prodhimin e kolagjenit, rrit sistemin imunitar dhe aktivizon glutathione, antioksiduesi kryesor i trupit. Rekomandohet të shtoni të paktën gjysmën e një limoni në 300 ml ujë.

Uji që do të përdorni duhet të jetë i vakët sepse temperatura e lartë ndihmon në çlirimin e vitaminës C dhe polifenoleve si nga limoni ashtu edhe nga lëvorja e tij. Sipas ekspertëve, koha e duhur për ta konsumuar është në mëngjes, pasi trupi ynë kur zgjohemi është shumë i dehidruar.

Megjithatë, duhet të tregoni kujdes pasi nëse pini limon shumë shpesh ekziston rreziku i gërryerjes së smaltit të dhëmbëve dhe të konsultohuni me mjekun për të shmangur ndonjë efekt anësor.