Haxhiu: Të mos politizohen nismat ligjore në Kuvend
BKT
Lajme

Haxhiu: Të mos politizohen nismat ligjore në Kuvend

Për punën në Kuvend dhe në mënyrë të veçantë, siç edhe është vrojtuar nga Shoqëria Civile, për gjuhën, herë-herë, denigruese nga kuvendarët, ka folur deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu.

Ajo në “Studio e hapur” foli për aktivitetin e Kuvendit, nismat ligjore, sfidat e qeverisë në ardhje, Gjykatën Spaciale, si dhe për çështje tjera.

Legjislatura e fundit, sipas deputetes Haxhiu u vlerësua si një vit jo i lehtë, sepse, dihet, ishte situatë pandemie, që ka shkaktuar në punën jo fort të mirë në Kuvend, duke ngeluar shumë ligje pa u miratuar, sidomos ato marrëveshje me karakter ndërkombëtar, që do të duheshin miratuar nga të gjithë depoutetët, pa dallime partiake.

Kurse sa i përket komunikimit në Kuvend nga deputetët, deputetja Haxhiu theksoi se gjuha e përdorur nga kolegët e në Kuvend, si kudo në rajon, përdoret një gjuhë jo e qëlluar, por edhe te ne, tani së fundi, është përdorur një gjuhë jo e mirë, kështu konsideroj se një gjuhë e tillë fyen në radhë të parë veten pastaj edhe të tjerët dhe institucionin, më në fund.

“Mendoj se edhe qytetarët nuk do të dëshironin të dëgjonin një gjuhë të denigruar, pastaj duhet kemi kujdes, sepse të gjthë kemi familje, të mos ndikojmë negativisht te ta”, duke shtuar më tej “gjuha denigruese nuk i shërben askujt, shkakton vetëm përçarje

Më tej ajo foli, mes tjerash, për nisma ligjorë për çështje që prekin interesat e qytetarëve, mes tyre ligjin për penisonin si dhe për personat dëmtuar nga represioni i regjimit të ish-Jugosllavisë.

“Kam kërkuar të ndryshohet udhëzimi admionistrativ për ligjin për pensionin, që është shumë i padrejtë, sepse po bëhet diskriminim ndaj shtresës së pensionistëve kontributdhënës”, deklaroi ajo.

Tutje deputetja Haxhiu foli edhe për ligjet tjera që kanë ngelur në mes të rrugës, pa u miratuar, siç është rasti për ligjin e luftës së UÇK-së, por edhe për ligjet tjera të miratuar krejt në fund, duke lavdëruar PDK, si nismëtare të disa nga ligjet e miratuar, si psh, ligji për rimëkëmbjen ekonomike dhe atë për buxhetin.

Ndërkaq lidhur me ligjin e luftës së UÇK-së, deputetja Haxhiu sqaroi për procedurat ligjore që vijnë në Kuvend kanë një rrugë që vijnë nga Qeveria, sërish kthehet atje në rilexim, pastaj sërish te ne që të votohet unanimisht. Por, sipas saj, e keqja është se ligji po politizohet, siç është fjala për ligjin e Luftës, që do të duhej mniratuar, por se pse ngeli pa u miratuar nuk e kuptoj.

Më tej për GjS, deputetja Haxhiu sqaroi se Ministria e Drejtësisë ka ngritur një fond për mbrojtjen e të gjykuarve në Hagë, ndonëse kjo për ne është gjykatë një-etnike. Ngase, dihet ne kemi bbrë luftë çlirimtare.

“Tani, meqë jemi ku jemi ne duhet të jemi unik”, shtoi ajo.

Ndëraq për nismëm e cekur disa herë më parë, për dënoncimin e Serbisë pë gjendocid, ajo sqaroi se si shtet nuk kemi të drejtë ta padisim Serbinë për gjenocid në Kosovë, por ka disa nisma mga organizata të ndryshnme joqeveritare që janë të angazhuar në këtë drejtim, që bashkë me Avokatin e Popullit të bëjnë më shumë në këtë drejtim, ndonëse kemi shumë dokumente e libra për luftën tonë, por shteti duhet t’i nbdihmojë këto organizata./RTKLive

 


MË SHUME NGA Lajme