Shkon në 42 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj
E plotësuar: Nga shpërthimi i një bombole të gazit që ndodhi sot pasdite në një lokal në Ferizaj, numri i të lënduarve ka arritur në 42.
Kështu ka bërë të ditur major Qazim Reka nga Policia e Kosovës.
“Numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit ka arritur në 42, në mesin e tyre janë edhe dy të mitur”, ka thënë Reka.
Ai ka shtuar se nga 42 të lënduar 12 prej tyre janë dërguar për në QKUK.
Beqiri: Shkon në 31 numri i të lënduarve në Ferizaj
Drejtori Rajonal në Policinë e Ferizajt, Emin Beqiri, ka konfirmuar për RTKlive se numri i të lënduarve ka shkuar në 31 si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Ferizaj.
"Viktimat kanë pësuar lëndime të ndryshme trupore dhe në mesin e tyre janë edhe dy fëmijë.Po ashtu si pasojë e gjendjes së rënduar, 7 persona janë nisur për shërim në QKUK në Prishtinë.Shpresojmë që të mos kemi raste me pasoja fatale”, tha Emini.























