17:07 / 05.01.2021
Werder Bremen jep këtë njoftim për Rashicën
Ylli i Kosovës, Milot Rashica i është bashkuar skuadrës gjermane Werder Bremen në stërvitje.
Rashica në këtë edicion nuk ka qenë në formën e duhur shkaku i lëndimeve, derisa lëndimi i fundit e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës.
Mirëpo, Werderi përmes një postimi në Twitter ka zbuluar se Rashica ka harruar lëndimin dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.
Mbetet të shihet nëse Rashica do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Werderit.























