Shala: Qytetarët e kanë vërejtur që jemi parti institucionale
Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala ka thënë që presin rezultate të mira në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti në vend.
Ai në emision “Frontal”, në T7 ka thënë se edhe qytetarët e kanë vërejtur që PDK’ja është parti institucionale dhe që punon për të mirën e qytetarit.
“Qytetarët e kanë vërejtur që PDK’ja është parti institucionale. Parti e cila din në momente të veçanta me qenë afër qytetarët. Parti që prioritet e ka qytetarin, shtetin dhe nuk i ka ambiciet personale, politike. PDK’ja është parti e cila ka bërë shumë kompromise në dëm të vet për të mirën e shtetit. Parti e cila thotë po kur është po”, ka thënë ai.
Shala ka folur edhe për seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, e ku në rend dite do të jetë cështja e FSK’së.
“Është vendimi historik që për herë të parë që Kuvendi i Kosovës në mënyrë institucionale që FSK’ja në bashkëpunim me Amerikën dhe me NATO-në, marrin pjesë në trupat paqeruajtëse në misione jashtë Kosovës. Janë të barabartë qoftë në operacione, evakuim dhe shpëtim dhe trajnime të tjera”, ka thënë ai.























