Meta: Kosova e meriton të jetë anëtare në NATO-s
BKT
Lajme

Meta: Kosova e meriton të jetë anëtare në NATO-s

Presidenti Ilir Meta përshëndeti vendimin e Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë.

Sipas Metës, ky është një vendim historik dhe tregon qartë se Kosova e meriton të jetë anëtare e NATO.

“Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë. Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim”, tha Ilir Meta në “Facebook”./VP

 


MË SHUME NGA Lajme