12:52 / 06.01.2021
Ja kë favorizojnë bastet mes Milanit dhe Juventusit
Sfidë e ekuilibruar ajo e sotmja për kompanitë e basteve në Europë. Fitorja e Milanit ndaj Juventusit kuotohet me 2.85, teksa miqtë duken favoritë pasi një sukses bardhezi në “San Siro” vlerësohet me 2.5 herë shumën e vendosur në bast.
Siç transmeton Panorama, barazimi është edhe rezultati në dukje më i vështirë pasi nga një pikë për dy rivalet në fushë vlerësohet me koeficient 3.35. Ndër kuotat më të ulëta është ajo e minimalisht nga një gol për secilën skuadër që ka koeficientin 1.52.























