14:24 / 07.01.2021
IKSHPK vazhdon me testim, qytetarët shprehen të kënaqur me procesin
Qindra qytetarë kanë kryer testimet të enjten në Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) për Covid-19.
E qytetarët që janë testuar shprehen të kënaqur me shërbimet dhe kohën e shpejtë që po testohen.
Burim Binaku, i cili ka bërë testimin të enjten ka thënë se është shumë e qëlluar kjo metodë e testimit pasi edhe mund të kryhet më shpejtë.
Madje ai ka thënë se vetëm me anë të një vërtetimit që e ka tërhequr gjatë ditës së sotme menjëherë është thirrur për testim.
Tutje ai ka shtuar se nuk ka pritje për ta gjatë kohës së testimit. IKShPK-ja, ç’do ditë po kryen testime për qytetarët deri në ora 14:00.
Të enjten sipas tyre deri në ora 11:00, janë testuar 257 qytetarë.























