Vdes nga COVID instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë Luljeta Statovci
BKT
Lajme

Vdes nga COVID instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë Luljeta Statovci

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me Covid 19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci.

Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci”, shkruan Naser Rrustemaj, Kryetar i Odës së Infermierëve të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme