09:24 / 08.01.2021
Shqiptohen 675 gjoba për qytetarët që nuk respektuan Ligjin për Pandeminë
Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 675 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.
























