Naim Frashëri dhe letërsia persiane

Naim Frashëri dhe letërsia persiane

Naim Frashëri deri më tani është njohur pak për figurën e tij si studiues i gjuhës persishte, ndonëse kemi pasur gjithashtu pak njohuri për ndikimin e persishtës tek ai, në krijimtarinë poetike, fjala vjen, është e njohur poezia “Fjalët e qiririt”, por edhe disa fabula.

Kështu deklaroi Abdulla Rexhepi, ligjërues në departamentin e Orientalistikës, në Fakultetin Filologjik, në UP, në “Aktual”, në RTK.

Tutje ai tregoi për interesimin e tij mbi kulturën e letërsinë perse, të ndikuar e frymëzuar nga krijimtari e Naim Frashërit, që më vonë rezultoi me punimin monografik mbi ndikimin letrar epistemik e kulturor të persishtës te Naim Frashëri.

Më tej, Rexhepi flet për historikun e ndikimit të persishtës te Naimi, që sipas tij, duke qenë I një familjeje bektashiane, persishtja, ishte sferë e dnikimit, kultura, letërsia e, pashmangshëm edhe gjuha.

“Prandaj edhe botimet e para të veprave të Naimit janë në persishte, “Gramatika e persishtes” dhe “Tehajulet”, që edhe sot e kësaj dite lexohet me ëndje atje, në viset iraniane, deklaroi ai.

Rexhepi foli për figurën errudite të Naim Frashërit, I cili, sipas tij, ka mishëruar dy kultrat: orientale e oksidentale, meqë, siç konstaton ai, ka lexuar nga origjinalja në të dy kulturat.

Më tej, studiuesi Rexhepi, foli për vlerësimin e krijimtarisë letrare të Frashërit nga studiues iranian, të cilët e çmojnë lart për nivelin e shprehësisë dhe stilit letrar, duke e cilësuar si poet evropian që ka krijuar në gjuhën perse./RTKLive


MË SHUME NGA Kulturë