21:38 / 11.01.2021
Arbëria përforcohet me futbollistin nga Shqipëria
Gresild Lika është futbollisti më i ri i Arbërisë.
Njoftimi i plotë i klubit nga Lipjani:
Mirë se vjen Gresild Lika
KF Arbëria ka arritur marrëveshje për transferimin e Gresild Lika në formë huazimi tek klubi yn.
Me koordinim në mes të dy klubeve Gresild Lika është transferuar tek ne!
Lika, luan në pozicionin e sulmuesit të krahut.
23 vjeçari nga Shqipëria së fundi ishte pjesë e ligës superiores shqipëtare me ekipin ‘Bylis Ballsh’. Ai bashkohet tek KF Arbëria për stinorin pranvere- vere 2020/21 në një periudhë 6 mujore.
Kryesia e klubit i dëshiron mirë se ardhje, shëndet dhe shumë suksese!























